Pablo Emilio Escobar Gaviria, njeriu që shënoi historinë e Kolumbisë si një nga autorët e mëdhenj të krimeve vazhdon të jetë sërish në lajme në vitin 2023 për shkak të jetës së tij kriminale.
kur shumë mendojnë se emri dhe bëmat e tij duhen lënë në të shkuarën, pesha e trashëgimisë së tij është rishfaqur dhe bie mbi vajzën e tij: Juana Manuela Manuela Marroquin (Manuela Escobar Henao).
Sipas një raporti të revistës kolumbiane Semana, ka një borxh të paimagjinueshëm për taksat e prapambetura në shumë prona dhe ndërtesa në pronësi të trafikantit të ndjerë të drogës. Dhe është vajza e tij, si familjarja e drejtpërdrejtë e kreut të ‘Kartelit Medellín’ dhe e regjistruar si trashëgimtare e rreth 120 pronave (përfshirë ndërtesat e Monakos dhe Dallasit), që është përgjegjëse për këto para.
“Vajza më e pasur në botë”, siç guxuan ta quajnë disa për shkak të trashëgimisë që pretendohet se i kishte lënë, ishte 10 vjeç kur të atin ia vranë autoritetet kolumbiane. Së bashku me nënën dhe vëllain e saj, ata udhëtuan drejt Argjentinës për të rindërtuar jetën e tyre, ndryshuan emrat dhe u duk se do të linin pas gjithë historinë e Pablos.
Sipas të njëjtës media, mes viteve 2012 dhe 2013, Juana Manuela ngriti disa padi kundër Dian (Direccion de Impuestos y Aduanas Nacionales) për raportimin e saj si debitore dhe përgjegjëse për taksat mbi një numër të madh pronash që babai i saj i kishte vendosur në emrin e saj.
Por duke qenë se në kohën e vdekjes së Escobar-it, ajo ishte vetëm 10 vjeçe dhe u largua nga vendi, ajo konsideroi se nuk kishte asnjë justifikim që ajo të fajësohej. Për shkak të gjithë kësaj, duke shtuar se ajo nuk jetonte as në vend dhe se nga këto prona nuk ishte marrë asnjë fitim apo përfitim, ajo ngriti padinë dhe mendoi se mund të dilte pa problem nga çështja. Por nuk ishte kështu dhe tani problemet vazhdojnë të lindin.
Sipas raportit të publikuar nga Semana, “Gjykata Administrative e Antiokisë mohoi një nga një” shpjegimet, argumentet dhe pretendimet e vajzës së Escobarit.
Dhe ata u shprehën me vendosmëri se “pronat ishin në emër të saj dhe se për vite me radhë ajo kishte lënë pas dore taksat”. Kjo përgjigje doli në vitin 2018, por tani po merr sërish vëmendje sepse taksat vazhdojnë të rriten dhe shtohen.
Për t’i thjeshtuar gjërat, sipas revistës Semana, janë 168 milionë pesos për taksat e prapambetura dhe mospërmbushje të detyrimeve që Juana Manuela do t’i paguajë Dianit. Dhe një pagë minimale mujore ligjore në Këshillin e Shtetit, pasi vlerësuan se pretendimet e saj nuk ishin të justifikuara dhe të gjitha kërkesat e saj u plotësuan.
Kjo është historia e të resë që në vitin 1998 ndryshoi emrin nga Manuela Escobar Henao dhe kështu shpresonte të mos rëndohej me trashëgiminë e emrit dhe mbiemrit të Pablo Emilio Escobar Gaviria. Por ka qenë e pamundur dhe tashmë trashëgimia ka ardhur në formën e një mallkimi për të.