Reshjet e dëborës që kanë rënë 24 orët e fundit dhe erërat e forta në formë stuhie kanë krijuar vortomete.
Në disa pjesë të rrugës që lidh fshatin Rovje me qytetin e Gramshit, trashësia e borës arrin mbi një metër. Aktualisht raportohet se ky aks rrugor është i bllokuar.
Kreu i Bashkisë së Gramshit Besion Ajazi është shprehur se në terren kemi nxjerr grupin e emergjencave për të parë situatën, në disa zona duhet ndërhyrë me traktor me zinxhirë pasi trashësia e dëborës është e madhe e terreni tepër i vështirë Fatmirësisht nuk janë raportuar raste emergjente në persona të sëmurë.