Gjatë 24 orëve të fundit Gramshi është përfshirë nga stuhia e borës. Në këtë zonë bora ka arritur mbi 1 metër. Tre fshatra kanë mbetur të izoluar, përkatësisht ,Lenia, Grabove. Gjithashtu të izoluar janë edhe disa fshatra të njësisë administrative Kukur, si Irmath dhe Rovje.

Shtabi i Emergjencave civile në Gramsh ndodhen në terren për të bërë të mundur zhbllokimin e situatës.

Nga ana tjetër kreu i Bashkisë, Klodian Tace tha se në njësinë administrative Lenie u bë e mundur hapja e rrugës, ndërsa në njësinë administrative Kukur pritet që hapja e rrugës të përfundojë ditën e nesërme.

Gjithashtu në këtë fshat do të dërgohen edhe dy mjete të tjera ,ndërsa puna vijon intensivisht, gjithashtu nga kontakti me kryetarë të tjerë të fshatrave dhe banorë të zonës, bëhet e ditur se nuk është raportuar për banorë të sëmurë që mund të kenë nevojë për ndihmë.