Travis Scott dhe Kylie Jenner përsëri bashkë. Ata e konfirmuan ribashkimim e tyre para gjithë botës. Autori i hitit “Out West” zbuloi se ai ende e do gruan e tij, siç edhe e quajti Kylie-n, ndërsa merrte një çmim në “Parsons Benefit” . Në fund të fjalës së tij, Travis bëri deklaratën më të bukur për Kylie dhe vajzës së tyre 3-vjeçare, Stormi Webster, duke thënë, “Stormi, të dua dhe grua, të dua”, shkruan “People”.
Pasi Travis, Kylie dhe Stormi mbërritën në The Rooftop, ata pozuan para paparacëve si një familje, duke shënuar dalje e tyre të parë në tapetin e kuq që nga koha kur çifti u nda gati dy vjet më parë. Në një moment, reperi vuri krahun në belin e Kylie dhe ajo vendosi një dorë në shpinën e tjj ndërsa vajza e tyre e vogël buzëqeshi. Kylie postoi foto në Instagramin e saj së bashku me reperin dhe Stormin. Kjo ishte hera e parë që Kylie dhe Travis ecin krah për krahu në tapetin e kuq që nga premiera e “Look Mom I Can Fly” në gusht të 2019 në Santa Monica. Në atë kohë , Stormi ishte vetëm 18 muajshe!





