Aktori John Travolta nuk shqetësohet aspak për thashethemet që qarkullojnë prej shumë kohësh mbi homoseksualitetin e tij. Madje Travolta këshillon shtypin që të merret me tema serioze dhe të një niveli të lartë dhe të mos merren me shijet seksuale të njerëzve. Dy masazhatorë e kanë akuzuar aktorin për ngacmim seksual, ndërsa 7 vjet më parë Douglas Gotterba, një bashkëpunëtor i aktorit deklaroi se ka kryer marrëdhënie seksuale me aktorin në avionin privat të tij. Aktori i ka mohuar në mënyrë kategorike të gjitha akuzat duke i quajtur thjesht thashetheme dhe se avokatët e tij do të zgjidhin gjithçka. Për John Travoltën gjëja më e keqe që i ka ndodhur në jetë nuk janë akuzat e medias, por vdekja e djalit.





