Një ngjarje e rëndë është shënuar të dielën vonë në Paris, ku disa persona me makinë kanë tentuar të shtypin një patrullë policie.

Duke parë që makina e autorëve nuk po ndalonte, efektivët e policisë kanë hapur zjarr duke lënë dy të vdekur dhe një ta plagosur. Policia mbrëmjen e djeshme ka qenë në gatishmëri totale për shkak të zgjedhjeve presidenciale.

Sipas të dhënave të para të hetimit, mjeti ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të lartë në qendër të kryeqytetit francez. Kur efektivët i bënë shenjë për t’u ndalur, makina u drejtua nga ata për t’i shtypur.

Disa orë para incidentit, rreth 2,000 mbështetës të Macron festuan fitoren e tij në Sam de Mars, rreth 2 km nga vendi ku ndodhi ngjarja e përgjakshme.

Një turist egjiptian, i cili tha se quhej Samak, tregoi se ishte në ballkonin e hotelit Cheval Blanc, kur ndodhi incidenti. “Kam dëgjuar katër plumba. Kur pashë atje, pashë një burrë që vraponte dhjetë deri në pesëmbëdhjetë metra. Pastaj u shemb. Me sa duket nuk ka qenë shofer, ka qenë pasagjer”.