20 shkurt 2015 – Tifozë të dehur, policë të plagosur, njolla gjaku mbi trotuare dhe sheshet qëndrore të pushtuara nga plehrat dhe të shkatërruara. Ky është imazhi që i lanë Romës tifozët e Feyenoordit, që për dy ditë me radhë shkaktuan trazira në kryeqytetin italian duke shkatërruar dhe një pjesë të shesheve kryesorë të “qytetit të përjetshëm”. 33 të ndaluar, 23 arrestime që të gjithë holandezë ishin masat e marra nga policia italiane, që nuk kaloi aspak një natë të qetë me huliganët holandez që terrorizuan Romën.
Mbi të gjitha, huliganët hollandezë shkatërruan dhe shatërvanin kryesor në “Sheshin e Spanjës”, rikonstruksioni i të cilit kishte përfunduar vetëm shtatorin e kaluar. Ambasada holandeze në Itali dënoi veprimet e shtetasve të saj ndërsa nuk ka ende një reagim zyrtar nga klubi i Feyenoord për veprimet e tifozëve të tij.





