9dhjetor 2015 – Përfaqësuesi i PD, Enno Bozdo, kryetari i shoqatës së të Përndjekurve, Besim Ndregjoni po hetohen në gjendje të lirë për organizim të protestave të paligjshme dhe pasojat që e ndoqën mitingun e djeshëm në Tiranë.
Ndërkohë, 5 persona u arrestuan për shkatërrim prone”, mes tyre një femër: Suzana Dimushi, Aurel Filaji, Xhulian Calaj, Arben Hajdari dhe Andi Kuka. Dy të tjerë janë në kërkim nga policia e Tiranës. Për dhunën kanë nisur hetimet në bashkëpunim me prokurorinë.
/portali DurrësLajm/





