Tre ambulanca kanë mbërritur në ambientet e një fabrike të huaj në Fier, ku prodhohen pjesë mjetesh.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se ka disa punonjës të asfiksuar, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur edhe forca policie.

Ngjarja ka ndodhur brenda ambienteve të një kompanie koreane, e cila operon në sektorin e pajisjeve elektrike për automjetet, aktivitet që e ushtron prej 5 vitesh.

Ende nuk ka reagim zyrtar nga policia lidhur me ngjarjen.