Policia e Durrësit duket se ka qëlluar me fat, pasi brenda natës ka mundur të arrestojë 3 të rinj hajdutë, ndërsa një tjetër e ka kaluar për ndjekje penale.
Në të tre rastet, hajdutët janë kapur me “presh në duar” dhe nuk kanë mundur të largohen.
Rastet e vjedhjeve janë të shumta në Durrës, por në pjesën më të madhe të tyre ato kanë mbetur pa autor.
Njoftimi i policisë:
- Më datë 28.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.D., vjeç 16, banues në Durrës, pasi ka vjedhur në dyqanin e shtetasit A.K., vjeç 26, banues në Durrës. Neni 134 i Kodit Penal.
- Më datë 28.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi Y.D., vjeç 21 dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin K.M., vjeç 15, banues në Durrës, pasi më datë 23.08.2018, në lagjen nr. 13 Plazh, në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë vjedhur në dyqanin e shtetasit E.M., vjeç 35, banues në Durrës. Neni 134/2 i Kodit Penal.
- Më datë 28.08.2018 u arrestua në flagrancë shtetasi K.K., vjeç 24, banues në Durrës, pasi gjatë natës, në lagjen nr. 18, ka vjedhur 2 bateri, në dy automjete dhe ka tentuar të vjedhë një bateri në një tjetër automjet ku dhe është kapur në flagrancë nga policia. Neni 134 i Kodit Penal.
- Më datë 28.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për të miturin K.M., vjeç 15, banues në Durrës, pasi ka vjedhur në banesën e shtetases L.K., vjeçe 32, banuese në Durrës. Neni 134/1 i Kodit Penal.





