Një 47-vjeçare nga Kavaja ka denoncuar në Polici humbjen e djalit të saj.
I riu është zhdukur pa gjurmë prej datës 7 shkurt (e shtunë) dhe nuk ishte kthyer më në banesë, duke mos njoftuar nënën.
E shqetësuar, ajo ka kërkuar ndihmën e policisë vendore për gjetjen e tij, pasi ka dëshmuar se nuk po e arrinte dot as në telefon.
“Kallëzoi shtetasja O. A., 47 vjeçe, banuese në Kavajë, se më datë 7 shkurt 2026, ishte larguar nga banesa, djali i saj, shtetasi F. S., 26 vjeç. Punohet për gjetjen e tij”, bën me dije policia.





