Qytetarët e Vlorës kanë ndërprerë një mbrëmje gala të organizuar nga Bashkia Vlorë në teatrin e qytetit “Petro Marko”, të dielën mbrëma, në shenjë revolte për mungesën e ujit të pijshëm.
Problemi i furnizimit me ujë ka qenë i pranishëm për banorët e qytetit ndër vite, por situata është përkeqësuar dukshëm kohët e fundit. Banorët e revoltuar kanë hyrë me forcë në ambientet e mbrëmjes gala, ku punonjës të Bashkisë shijonin ngjarjen, duke kërkuar zgjidhje të menjëhershme për krizën e ujit.
Ngjarja ka krijuar tension brenda dhe jashtë teatrit, ndërsa qytetarët kërkojnë ndërhyrje urgjente për të garantuar furnizimin bazik me ujë.





