Tre drejtues automjetesh janë arrestuar në flagrancë në Durrës, pasi u kapën duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
Sipas policisë, në pranga u vu shtetasi S. Sh., 65 vjeç, i konstatuar në lagjen nr. 18 duke drejtuar automjetin nën efektin e alkoolit.
Gjithashtu u arrestua edhe A. T., 57 vjeç, banues në Shijak, i cili në lagjen nr. 5, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, u përplas me një automjet të parkuar, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Në pranga përfundoi edhe E. D., 42 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 15, në gjendje të dehur u përplas me një tjetër automjet që drejtohej nga shtetasja E. M. Nga aksidenti pati vetëm dëme materiale.





