Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, thotë se Partia Demokratike ka një sërë emrash të cilët mund të jenë kandidatë të opozitës për Bashkinë e Durrësit.
Duka përmendur emrin e Oerd Bylykbashit, aktualisht deputet i PD-së në qarkun Durrës, teksa rendit edhe emrat e Ardian Mukës e Neritan Goles. Sa i takon kandidaturave që janë përkrahës të së djathtës por nuk janë shumë aktiv në politikë, Duka tha se këtu janë me qindra kandidatë.
“Nëse do ketë kandidatura të lidhjeve politike me PD-në mund të them, këto janë hipotezat e mia se nuk vendos unë, mund të ishte shumë mirë Oerd Bylykbashi, mund të ishte shumë mirë për shembull, Ardian Muka, Neritan Golja, ka njerëz që kanë dhënë kontribute në PD dhe mund ta bëjnë këtë rol. Kanë një begraund politik, flasim për njerëzit politik ndërsa përsa i përket njerëzve që mund të jenë përkrahës të së djathtës por nuk janë shumë aktiv në politikë, këtu për shembull mund të gjej me qindra”, u shpreh Agron Duka.





