Një episod i pazakontë ka ndodhur në Itali dhe ka për ‘shënjestër’ një restorant malor turistësh në rajonin e Val Gardena në Itali.
Shtesa është e shkruar me dorë në fund të menusë: “Për çdo pjatë shtesë bosh, ju paguani 3 euro!”. Kur klienti Fabio Farinelli vuri re shtesën në faturën e drekës në “Malga Cason Rascesia”, mbi Ortisei, në 2100 metra mbi nivelin e detit, “pamja mbi Val Gardena nuk dukej më aq e këndshme”, shkruan “La Repubblica”.
Fatura dhe menuja në restorant ofrohen në tre gjuhë dhe i tillë është shënimi për pagesën e re 3 euro për pjatë bosh; italisht, gjermanisht dhe anglisht (foto kryesore).
Menaxheri, i intervistuar nga gazeta, shpjegoi se vendimi për të tarifuar pjatën bosh, që zemëroi shumë klientë, u mor për herë të parë vitin e kaluar dhe kundërbalancohet nga oferta e mbulesës falas (bukë, për ata që e duan, por ka një çmim të veçantë).
“Ndodh shpesh që një familje të porosisë një kurs (gatim-produkt) të vetëm dhe më pas ta ndajë duke përdorur pjatat e zbrazëta. Nuk besojmë se po bëjmë ndonjë gjë të gabuar duke tarifuar larjen, takëmet, pecetat dhe ujin pa gaz. Të gjitha këto janë shërbime që nuk na vijnë falas. Çmimi i pjatës së zbrazët është i shkruar qartë në menu, kushdo që është kundër nuk mund ta kërkojë”, tha menaxheri për gazetën.
Por klientët janë të zëmëruar dhe e kundërshtojnë si të padrejtë:
“Një pjatë e zbrazët nuk është e mundur të marrësh tre euro” është përgjigja e shumë prej tyre.
Polemika e Malga Cason nuk është e para e lindur nga një pjatë bosh. Vitin e kaluar, sërish në mes të verës, një restorant ligurian u denoncua në rrjetet sociale nga gazetarja Selvaggia Lucarelli. Publikimi në ueb i fotos së faturës me dy eurot për “pjatën e përbashkët”, shkaktoi një valë kritikash negative jo vetëm ndaj restorantit të raportuar, por edhe ndaj restoranteve të ndryshme me të njëjtin emër të shpërndarë në rajone të tjera të Italisë.