Sadio Berahino duket se është futur në një telash të madh. Sulmuesi i Stoke City-t po merret me një betejë gjyqësore për shkak të tre fëmijëve që ka me tri gra të ndryshme. 25-vjeçari është emëruar në certifikatat e lindjes si babai i dy prej foshnjave që kanë ardhur në jetë më 30 maj dhe 17 korrik.Avokatët e tij po merren me çështjen në fjalë, për t’i dhënë zgjidhjen e duhur, pasi njërin prej fëmijëve akoma nuk e ka njohur ligjërisht. Berahino më në fund gjeti rrjetën pas 913 ditësh, por ende ka më shumë fëmijë se sa gola këtë sezon.

Me ish-nusen e tij, Stephania Christoforou, ai ka një djalë që quhet Costa, i cili ka lindur më 30 maj në Spitalin e Birminghamit dhe e ka njohur si fëmijën e e tij. Por, lidhjes me Stephanian i dha fund tetorin e kaluar, pasi e tradhtoi me modelen amerikane Chelsea Lovelace. Mamaja e bebes numër dy, është një infermiere e lindur në Afrikë, e moshës 28-vjeçare. Ajo ka lindur një vajzë më 15 korrik në Spitalin Manor, Walsall, që akoma futbollisti nuk e ka njohur ligjërisht.

Nëse sulmuesi nuk pranon ta njohë vajzën, atëherë nëna duhet të marrë një urdhër në gjykatë nëse dëshiron që ta emërojë atë si babain e foshnjës apo jo. Mamaja numër tre, është Chelsea, e cila solli në jetë Aniya Marie, më 17 korrik në Spitalin Manor, Walsall. 25-vjeçari nga Burundi e ka njohur vogëlushen si të bijën e tij ligjërisht. Berahino u transferua nga West Brom te Stoke City për 12 milionë paund në janar të 2017-ës.