Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Korçë, ku tre fëmijë janë dërguar me urgjencë në Pediatrinë e Spitalit të qytetit, pasi dyshohet se janë helmuar.
Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 18:15, fëmijët e moshave 3, 7 dhe 10 vjeç u sollën nga familjarët për të marrë ndihmë mjekësore.
Familjarët kanë deklaruar se fëmijët kanë konsumuar disa karamele të cilat i kishin gjetur pranë një koshi mbeturinash, në rrugë.
Korçë/Informacion paraprak
Rreth orës 18:15, në Pediatrinë e Spitalit të Korçës janë dërguar nga familjarët për të marrë ndihmë mjekësore 3 fëmijë, të moshave 3, 7 dhe 10 vjeç.
Sipas deklarimeve të familjarëve, dyshohet se fëmijët kanë konsumuar disa karamele, të cilat i kanë gjetur në rrugë, pranë një koshi mbeturinash.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.





