Një rast i rëndë ka ndodhur në zonën e Plazhit në Durrës, ku 3 fëmijë të mitur janë gjetur nga banorë të zonës, të cilët ishin braktisur nga nëna e tyre, e divorcuar.
Sipas fëmijëve, ata nuk kishin shkuar në shkollë prej rreth një muaji dhe prej tre ditësh kishin mbetur pa ngrënë. Banesa ku ndodheshin ishte e lënë pas dore dhe pa asnjë përkujdesje.


Sipas banorëve të zonës, ata kishin disa ditë që nuk kishin ngrënë ushqim dhe qëndronin në të ftohtë të mbuluar me batanije.
Aktualisht fëmijët janë marrë nga Shërbimi Social ,ndërsa është shoqëruar në polici nëna e të miturve për të dhënë shpjegimet e saj për braktisjen e fëmijëve.
Burime nga policia e Durrësit bëjnë të ditur për “DurrësLajm” se ndaj nënës janë kryer të gjitha veprimet proceduriale dhe ndaj saj ka nisur procedimi penal.
Të njëjtat burime bëjnë të ditur se autoritetet janë vënë në lëvizje nga gjyshja e fëmijëve, nëna e ish-bashkëshortit të shtetases Blerina B.
Gruaja e divorcuar dhe fëmijët e saj jetonin në kushte të vështira ekonomike.





