31 janar 2015 –  Karabinierët e Trevizos arrestuan të enjten në darkë tre shqiptarë të specializuar për vjedhje shtëpish me thyerje dhe grabitje me dhunë.

Të arrestuarit janë: Julian Bushi, Ded Deda dhe Artan Prenga, 38 vjeç.

Të tre të arrestuarit kanë precedentë penalë për krime kundra pronës dhe kundra personit. Artan Prenga vetëm 14 muaj më parë, pasi doli nga burgu u dëbua nga Italia për në Shqipëri nëprmjet Aeroportit të Fiumicinos.

Për 10 vjet, atij i ndalohej hyrja në Itali. Pa u mbushur mirë 14 muaj, karabinierët e arrestojnë duke ushtruar zanatin e vjetër të vjedhjes. Artani kishte hyrë ilegalisht në Itali nëpërmjet kufirit blu.

Tashmë, atë e pret një dënim me burg dhe si dënim administrative shtesë përsëri dëbim nga Italia.

/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/