Vicki dhe Valeri Darger janë binjake pothuajse identike. Ato dhe kushërira e tyre Alina janë të martuara me të njëjtin burrë, 43 vjecarin Joe.

Vicki dhe Alina ishin të parat që u martuan me Joe para 22 vitesh. Valerie, motra e dytë binjake u bashkua me familjen si gruaja e tretë në vitin 2000.

Joe ishte vetëm 18 vjeç kur nisi të dalë me Vicki-n dhe kushërirën e saj Alinën, në të njëjtën kohë dhe u martua me to në një ceremoni në vitin 1990.

Vicki dhe Alina kishin dhjetë vite martesë me Joe kur nisën ta inkurajojnë atë që të niste një marrëdhënie me Valerie-n. Valeria po kalonte periudhë divorci me bashkëshortin e saj të moshuar.

Motrat binjake thonë se kur ishin adoleshente, pëlqenin pothuajse të njëjtët meshkuj dhe dëshironin që të kishin edhe për burrë të njëjtin person. 

Të trija tani jetojnë së bashku në të njëjtën shtëpi me 24 fëmijët e tyre. Ato shprehen se ndihen shumë mirë dhe ky është një lloj mesazhi që paragjykimi mbi poligaminë të kapërcehet. 

Për fenë e tyre, të tre gratë janë njësoj të barabarta në martesën me Joe. Secila ka dhomën e saj të gjumit dhe Joe i alternon ato çdo natë.