7 qershor 2015 – Pas florinjve dhe bankave, hajdutët shqiptarë sulmojnë dhe dyqanet e mishit. Një rast i tillë u shënua në Durrës, kur tre të rinj kanë hyrë në një dyqan në pronësi të shtetasit Sh.S., 35 vjeç, duke grabitur prej andej një sasi mishi gjedhi, me vlerë 35 mijë lekë, (rreth 40 kg mish). Pas denoncimit të bërë nga kasapi, policia ka arrestuar 19-vjeçarin Erlind Beçaj, banues në Durrës, ndërsa në kërkim u shpallën: E.C. 23 vjeç dhe O.J., 19 vjeç. Ata kanë vepruar në orët e natës kur i zoti i dyqanit ishte larguar.

 

 

 

 

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”