Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 42-vjeçar të dënuar për vjedhje dhe mashtrim.
I arrestuari është shtetasi Kelmend Kruja, banues në lagjen "Dyle Haxhire" në Elbasan.
"Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës Parë Elbasan, në vitin 2016 e ka dënuar me 8 muaj burg për veprën penale "Vjedhje" si dhe në 16.03.2018 ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg" për veprën penale "Mashtrim", njofton policia.
Gjithashtu, Gjykata e Shkallës Parë Tiranë, më datë 21.05.2018 e ka dënuar me 3 vite burg për veprën penale "Mashtrim" si dhe Gjykata e Shkallës Parë Sarandë më datë 20.06. 2018, e ka dënuar me 3 muaj burg, për veprën penale "Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt", ( të gjitha masat e dënimit në mungesë).
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan.





