Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar tre raste vdekjesh për shkak të COVID-19.
Sipas raportit, nga testimi i 764 mostrave, gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar si të infektuar me koronavirus edhe 79 persona.
Nga sëmundja janë shëruar edhe 61 pacientë, ndërsa aktualisht raste aktive janë 1.159.
Deri më tani, në Kosovë janë regjistruar gjithsej 16.050 të infektuar, prej të cilëve 14.250 janë shëruar ndërsa 641 kanë vdekur.





