Mbrëmjen e së dielës u zhvillua ceremonia e ndarjes së Çmimeve Grammy, në tapetin e kuq kaluan shumë yje botërore, midis tyre edhe 3 këngëtare shqiptare.
Bebe Rexha, Rita Ora dhe Bleona Qereti shkëlqyen në tapetin e kuq!
Bebe Rexha u shfaq me një stil tjetër të flokëve dhe tërhoqi vëmendjen me një fustan ngjyrë krem të ngushtë mbas trupit.
Ndërsa Rita Ora me flokët të inkuadruar në mënyrë të përkryer me fytyrën e saj, rrezatonte si një yll.
Bleona Qereti nga ana tjetër dukej mjaft seksi me zgjedhjen e bërë. E veshur me një fustan të gjatë të zi, tyli këngëtarja dukej shumë klas.





