Lidhjet në distancë janë të vështira, por nëse ka dashuri mes dy njerëzve gjithçka mund të zgjidhet.

Nëse jeni përfshirë në një lidhje në distancë, dhe veç ndjenjave pozitive për personin tjetër, ka edhe probleme që ju mundojnë, me siguri ju nevojiten këto tre këshilla.

Pranojeni distancën

Është e rëndësishme të bëni paqe me faktin që gjatë kësaj periudhe partneri nuk do të jetë afër jush fizikisht. Kjo ndodh për arsye financiare, punësimi apo familjare. Ta pranoni diçka të tillë brenda vetes, do e bëjë më të lehtë për ju dhe partnerin tuaj për ta përballuar.

Komunikoni, por lini hapësirë

Komunikimi është çelësi i një marrëdhënieje në distancë. Komunikimi i vërtetë dhe lënia e hapësirës është tepër e rëndësishme. Ju duhet të ndani ngjarjet e ditës me njëri-tjetrin, por kuptoni se secili prej jush ka nevojë për kohë dhe hapësirë në vendin ku ndodhet.

Bëhuni kreativ

Kreativiteti e ndihmon shumë lidhjen në distancë. Mos u bëni të mërzitshëm dhe monoton. Ndaj, një herë telefonojini partnerit, një tjetër herë dërgojini mesazh, foto, video dhe letra. Një surprizë e bukur gjithashtu, do të ishte ta vizitonit gjatë fundjavës.