Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, arrestuan shtetasit D. Ll., 35 vjeç dhe M. L., 41 vjeç, si dhe shpallën në kërkim shtetasin F. R., 35 vjeç, të tre banues në Laç, pasi në lagjen nr. 17, kanë vjedhur një motomjet. Vijon puna për kapjen e 35-vjeçarit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.





