Historia e rock-ut shqiptar me tre legjendat e tij, do të elektrizojnë fansat durrsakë. Të shtunën e 16 qershorit, treshen fantastike do të keni mundësi ta shijoni, si gjithnjë, në “The Wall”.

Tre musketjerët e famshëm Elton Deda, Aleksandër Gjoka e Redon Makashi, ka ardhur koha që t’i shikojmë dhe t’i dëgjojmë bashkë!

Këngë të mrekullueshme nga repertori i tyre do të na shoqërojnë në një mbrëmje plot magji, ashtu siç vetëm në “The Wall” kalohet me më të mirët e muzikës shqiptare.

Merrni miqtë dhe personin e zemrës, e nxitoni të përjetoni dhe ju një atmosferë shumë të gëzueshme dhe të këndshme nën ritmet e baladave shqiptare, twist & rock n’roll.

Lokali pranë qendrës së Durrësit është kthyer në një nga vendet më të ngrohta e të dashura për qytetarët durrsakë, që duan të shijojnë muzikë të bukur në fundjavë, të luajtur live nga këngëtarët më në zë të Shqipërisë.

Nëse të pëlqen të festosh, e di se ku duhet të ndalosh…

(Për biletat mund të kontaktoni në këtë nr: 0695664466)