ITALI, 10 mars 2013– Tre lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë në orën 19.10, 19.33 dhe 19.41 në provincat e Akuilës (Aquila) dhe Teramos. Lëkundjet janë regjistruar në harkun kohor të një gjysëm ore dhe ishin me manjitusë 2 dhe 2.3 të shkallës Rihter.
Sipas institutit kombëtar italian të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë epiqendra e tërmetit është lokalizuar mes Crognaleto, Fano Adriano dhe Pietracamela.
/m.b. Agjencia e Lajmeve "Dyrrah"/