Treshja e Sporting CP, Bruno Fernandes, William Carvalho dhe Gelson Martin pritet të bëhen lojtarë të lirë pasi që kanë paditur klubin dhe kanë shkëputur kontratat më të.Precedenti për shkëputje është serioz pasi lojtarët janë sulmuar gjatë stërvitjeve me ekipin nga disa tifoz të maskuar dhe komentet e bëra nga Presidenti Bruno de Carvalho që në njëfarë forme inkurajonte huliganet për sulme.
Portieri Rui Patricio tashmë ka dorëzuar dosjen në prokurori për të shkëputur kontratën e tij dhe rrugës se tij janë edhe tre lojtarë superyje të këtij ekipi.Nëse ankesat e tyre pranohet, ata do të jenë një pikë e nxehtë në tregun e transferove si transfere të lira dhe do të kërkohen nga shumë ekipe.Bruno Fernandes tashmë po kërkohet në Serie A, derisa Sampdoria e kishte shitur atë në Sporting para një viti për 10 milionë euro.
Nga ana tjetër, Martins është duke u kërkuar me ngulm nga skuadra londineze e Arsenalit, pasi thuhej londinezet kishin bërë ofertë 35 milionë euro për sulmuesin e krahut.





