Një aksident ku u përfshinë tre automjete dhe si pasojë u plagos një pasagjere, u regjistrua në Durrës në rrugën “Martin Camaj”.
Shtetasi A. D., 42 vjeç, banues në Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, është përplasur me mjetet “Volvo” dhe “Hyundai”.
Për pasojë, njofton policia, është lënduar pasagjerja e mjetit “Volvo”, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, uniformat blu arrestuan në flagrancë 42-vjeçarin A.D.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.





