Pas tre muajsh qëndresë çadra e PD-së do të mbyllet sot pasdite. Burime brenda PD-së konfirmojnë se me arritjen e marrëveshjes Basha-Rama merr fund edhe ngujimi në çadër.
Kreu i PD-së, Lulzim Basha pritet që të mbajë edhe një fjalim në çadër. Ajo u hap më 18 shkurt dhe sot më 18 maj ajo mbyllet pasi e kreu misionin e saj.





