LONDER, 22 shkurt 2013– Tre myslimanë britanikë janë dënuar të enjten për komplotimin e sulmeve terroriste.
Irfan Naseer, Irfan Khalid dhe Ashil Ali janë shpallur “figura qendrore” në komplotin për vendosjen e bombave dhe të pajisjeve të tjera në zonat e populluara.
Prokurorët kanë thënë se shpërthimet kanë mundur të jenë më vdekjeprurëse se sulmet e 7 korrikut, 2005, në Londër, kur kanë humbur jetën 52 njerëz.
Tre të dënuarit kanë mohuar akuzat për përgatitjen e sulmeve terroriste.
Ata janë tre nga të 12 të dyshuarit e arrestuar në një operacion të policisë, në shtator të vitit 2011, në Birminghem.
Policia ka thënë se dy nga ata – Naseer dhe Khalid – kanë udhëtuar në Pakistan për “trajnime terroriste”.