Tre nëntori 1443 është një datë historike për Shqipërinë, pasi kryetrimi shqiptar Gjergj Kastriot-Skënderbeu do të linte betejën e Nishit dhe do të nisej për në Krujë, ku më pas edhe do të luftonte kundër osmanëve për 25 vite me radhë.

Epoka e Skënderbeut e shekullit 15 dhe vetë figura e tij ndikoi fuqishëm në jetën shpirtërore të shqiptarëve dhe në rritjen e vetëdijes kombëtare të tyre.

Nën udhëheqjen e Skënderbeut, lufta e shqiptarëve u ngrit në një shkallë më të lartë e më të organizuar dhe shënoi një kthesë vendimtare në zhvillimin politik të Shqipërisë. Skënderbeu u shndërrua në simbol të luftës për liri e pavarësi. Ai mbetët heroi më i madh i shqiptarëve dhe themeluesi i shtetit mesjetar shqiptar.