26 prill 2014 – Tre nxënës, viktima të dhunës seksuale të mësuesit të tyre pedofil mendohet se kanë vrarë veten, pasi janë abuzuar prej tij.

Një ish nxënëse e pedofilit William Vahey, që mendohet se ka abuzuar me rreth 60 nxënës në shkollat më elitare të botës, ka deklaruar se tre shokë të saj të klasës kanë kryer vetëvrasje pas abuzimit.

Vahey konsiderohet nga FBI si një nga pedofilët më aktivë të të gjitha kohërave.

Një grua amerikane, së cilës i është bërë publik vetëm emri, Alysia, ka qenë nxënëse e Vahey, kur ka qenë 12 vjeçe. Në atë kohë pedofili jepte mësim në shkollën Saudi Aramco, në Dhahran, Arabia Saudie. Ai ka dhënë mësim aty në vitet 1980-1982.

 Alysia i tha Sky News se tre nxënës mjaft popullorë në shkollë kryen vetëvrasje, pasi u ngacmuan prej tij. “Nuk mund ta besoj që ai njeri vazhdonte të jepte mësim”,– thotë ajo.

Kur u pyet nëse bëhej fjalë thjesht për zëra që qarkullonin në atë kohë ajo u përgjigj: Nuk ishin zëra. Unë i njihja ata nxënës.

Sipas saj, mësuesi kishte disa nxënës që i quante të privilegjuar, për të cilët jepte vlerësime dhe nota më të mira. Të gjithë këtë nxënës ishin meshkuj.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/