Në një aksident tragjik në teleferikun e malit Elbrus, në Republikën Ruse të Kabardino-Barkisë, tre persona humbën jetën, njoftuan zyrtarët e rajonit.
“Viktima e tretë, sipas të dhënave paraprake, ishte një banor i Moskës, i lindur në vitin 1967”, tha një burim nga autoritetet ligjzbatuese të Kabardino-Barkisë për RIA Novosti.
Më herët sot, kreu i Kabardino-Barkisë, Kazbek Kokov, deklaroi se gjatë pasdites, dy persona u vranë në aksidentin në teleferik, i cili operohet nga një kompani private. Ai theksoi se shkaku paraprak i aksidentit ishte rënia e kabllit nga rulja e njërës prej mbështetëseve të teleferikut.
Një burim nga forcat e rendit i tha RIA Novosti se, sipas të dhënave paraprake, viktimat janë një banor i moshuar i Kabardino-Barkisë dhe një grua 35-vjeçare nga Dagestani.
Në kohën e aksidentit, në teleferik ndodheshin gjithsej 37 persona, nga të cilët 35 u evakuuan të sigurt, njoftoi administrata kryesore e Ministrisë së Situatave të Jashtëzakonshme të Federatës Ruse për Kabardino-Barkinë.





