Tre persona janë kapur në portin e Durrësit në tentativë për të kaluar kufirin ilegalisht.

Bëhet fjalë për tre të rinj nga Kukësi, Vlora e Kosova, të cilët u paraqitën në kufi me dokumente false.

Policia ka nisur procedimin për të tre këta persona, të cilët janë si më poshtë:

*Më datë 06.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin B.L vjeç 35 banues Kukës, pasi dyshohet se u kap duke tentuar për të kaluar kufirin me dokumente të falsifikuara. Neni 189/1 i Kodit Penal.

*Më datë 06.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin F.H, vjeç 21, banues Vlorë, pasi dyshohet se u kap duke tentuar për të kaluar kufirin me dokumente të falsifikuara. Neni 189 i Kodit Penal.

*Më datë 06.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin E.K, vjeç 17, banues në Kosovë, pasi dyshohet se u kap duke tentuar të kalojë kufirin me dokumente të falsifikuara. Neni 189 i Kodit Penal.