Tre persona kanë futur në mes një djalë të ri nga Tirana duke e rrahur dhe goditur me sende të forta.

Ngjarja ndodhi sot rreth orës 17:10, në lagjen nr. 3, në një lokal.

Policia tha se gjatë një konflikti shtetasit O. B., G. B., dhe D. B., dyshohet se kanë goditur me sende të forta shtetasin A. K., rreth 30 vjeç, banues në Tiranë.

I riu u dërgua dhe ndodhet për mjekim në spitalin e Korçës.

Tre autorët e dyshuar të ngjarjes, ndodhen të shoqëruar në ambientet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.