Të paktën 3 persona dyshohet se kanë mbetur të plagosur me armë zjarri pasditen e kësaj të hëne në Laç.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Sanxhak, në rrethana ende të paqarta.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe ka nisur hetimet paraprake. Nuk dihet ende identiteti i të plagosurve.