Vihen në pranga 3 persona nga policia në Durrës, pasi janë kapur në shkelje të rregullave të qarkullimit; dy prej në gjendje të dehur, ndërsa një tjetër pasi shkaktoi aksident me pasojë plagosjen e një vajze.

Përplasen dy automjete

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rrethanave të qarkullimit”, shtetasin D. B., 21 vjeç, banues në Krujë, pasi automjeti që drejtonte 21-vjeçari, ka përplasur automjetin me drejtuese shtetasen A. K., 32 vjeçe, banues në Laç, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Arrestohen dy të dehur në timon

Po nga këta specialistë u arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasit I. M., 40 vjeç dhe E. H., 39 vjeç, të dy banues në Durrës, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjëndje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.