18 shkurt 2015 – Në një operacion të përbashkët të policisë dhe karabinierisë së zonës së Trentos, u arrestuan 3 shqiptarë të akuzuar për trafik droge nga Shqipëria në Trento.
Policia ka bërë publike vetëm inicialet e tre shqiptarëve dhe foton e njërit prej tyre. Shqiptarët e arrestuar janë: B.O. 25 vjeç, D.D. 28 vjeç dhe T.E. 30 vjeç.
Ata kishin precedentë penalë dhe policia i arrestoi, ndërsa po përpiqeshin t’ia mbathnin nga Italia për në Shqipëri. Të arrestuarve iu kapën 8 kg marijuanë të fshehur në topa futbolli dhe një sasi eurosh.
/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





