Sparta e shqiptarëve kualifikohet në grupet e kompeticionit prestigjoz Champipns League, pasi mundi 2-0 Malmon. 

Edhe në sfidën e parë të vlefshme për “play-off”, çekët fituar po me të njëjtin rezultat, 2-0 në transfertë.  

Në ndeshjen e kthimit, futbollisti i kombëtares Qazim Laçin ishte titullar, ndërsa Indrit Tuci nuk u preferuar në këtë ndeshje. 

Ndërkohë kosovarët Ermal Krasniqi dhe Albion Rrahmani e nisën nga stoli, me këtë të fundit që gjeti dhe golin në premierë.

Rrahmani ka shënuar në debutimin e tij me Spartën e Pragës duke e vulosur kualifikimin, teksa në pjesën e parë të dyja ekipet humbën nga një penallti.

Sulmuesi i Kosovës, i cili e nisi ndeshjen nga stoli duke u aktivizua në minutën e 70-të, e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 83-të.