GREQI, 25 shkurt 2013 – Tre shqiptarë dhe një grek kanë tentuar të arratisen nga një burg i sigurisë së lartë në Greqi.

Sipas mediave greke, ashtu si në filmat hollivudianë, i burgosuri Panagiotis Vlastos dhe tre të burgosur shqiptarë, kishin porositur një helikopterin i cili do të ulej brenda burgut në kohën kur të në dënuarit ishin në pushim jashtë qelive.

Por rojet e sigurisë kanë pikasur atë dhe kanë hapur zjarr duke e bërë kështu të pamundur arratisjen pasi plumbat kanë goditur pilotin e helikopterit.

Panagiotis Vlastos ka tentuar edhe në dhjetor të vitit 2011 të arratiset nga burgu duke marrë peng  tre roje.

Policia ka arrestuar deri tani katër persona, dy pjesëtar të ekuipazhit dhe dy shqiptarë të tjerë ndërkohë që emrat e tre të burgosurve shqiptarë nuk bëhen të ditur.

Këtë stil të arratisuri e ka realizuar me sukses dy herë Vassilis Palaiokostas, 2006 dhe 2009 ndërsa në shkurt të 2009-s ai u arratis bashkë me shqiptarin Alket Rizai, i cili u arrestua në nëntor 2009.