Komisioni hetimor për Sterilizimin dhe Check Up-in ka nisur ditën e sotme për të vijuar me dëshminë e ish-Ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj.

Në nisje të komisionit, kryetarja Albana Vokshi ka lexuar përgjigjen që policia i ka sjell për tre shtetasit italianë që nuk janë paraqitur për të dhënë dëshminë e tyre. Sipas përgjigjes, të tre italianët ndodhen jashtë territorit të Shqipërisë.  

“Policia na ka kthyer një përgjigje ku thuhet se këta persona janë jashtë territorit të Shqipërisë, por gjykoj që për sa kohë që secili prej personave Umbro Stalccini dhe Elisabetta Anzanello, përveçse janë përfitues të kompanisë koncesionare kanë kompani të tjera të bazuara në legjislacionit shqiptar dhe përderisa janë përfitues të drejtpërdrejtë janë të detyruar të paraqiten në komision. Nëse vijojnë të refuzojnë, opozita ka mendimin dhe propozimin që të dërgojmë një shkesë drejt autoriteteve italiane për t’i informuar dhe kërkuar ndihmën që këto shtetas të zbatojnë legjislacionin shqiptar”, tha ajo.