Me tre çmime të rëndësishme, 2 medalje ari dhe 1 medalje argjendi, janë kthyer vogëlushët në Durrës, nga Shkupi ku merrnin pjesë në një konkurs ndërkombëtar.
Ekipi i Qendrës Sportive Dyrrah mori pjesë në turnamentin internacional 4-th “Skopje Open 2017” me 3 sportistë, ku ata na nderuan dhe arritën të fitojnë 3 medalje.
ÇMIMET
Arjet Gjata, vendi i parë – Medalje ari
Eren Matmuja, vendi i dytë – Medalje argjendi
Erind Hamzaj, vendi i parë – Medalje ari
Në këtë kompeticion, morën pjesë 6 shtete: Maqedonia, Shqipëria, Kosova, Bullgaria, Serbia dhe Bosnjë Hercegovina, me rreth 350 sportistë konkurrues.
Ekipi shqiptar i përfaqësuar nga “Qendra Sportive Dyrrah” shprehet mjaft i kënaqur me rezultatin, pasi pasi ky ishte dhe një test shumë i rëndësishëm për ta.