Ndaj tre taksistëve që ushtronin aktivitetin e tyre në zonën e Plazhit në Durrës, ka nisur procedimi penal.

Në një njoftim për shtyp, policia bën me dije se ata ishin të papajisur me licencë.

Njoftimi i policisë:

*Më datë 26.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin G.M, vjeç 46, banues në Durrës, pasi dyshohet se, në lagjen nr. 13, është kapur me mjetin tip “Benz”, duke ushtruar aktivitet taksi pa licence. Neni 180 i Kodit Penal.

*Më datë 26.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin D.K, vjeç 43, banues në Durrës, pasi dyshohet se në lagjen nr. 13, është kapur me mjetin tip “Benz”, duke ushtruar aktivitet taksi pa licence. Neni 180 i Kodit Penal.

*Më datë 26.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin F.XH, vjeç 47, banues në Durrës, pasi dyshohet se, në lagjen nr. 13, është kapur me mjetin tip “Benz”, duke ushtruar aktivitet taksi pa licence. Neni 180 i Kodit Penal.