Tre të rinj kanë kundërshtuar uniformat blu në Durrës dhe për këtë shkak iu vunë dhe prangat.

Policia njofton sot se u arrestuan në flagrancë Erkenet Shala 23 vjeç, Aristotel Asllani 18 vjeç dhe Fatjon Çunaj 19 vjeç, të tre banues në Durrës.

Shtetasit e mësipërm, në Shënvlash, për shkak të detyrës kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë të Rendit.

Ndaj tyre rëndon akuza e “Kundërshtimit të punonjësit të policisë së rendit publik”.