Tre të rinj nga Durrësi janë shpallur në kërkim, pasi kanë rrahur keq një 30-vjeçar.
Policia bën me dije se po punohet për kapjen e shtetasve A.K. 28 vjeç, E.K. 24 vjeç dhe E.L. 17 vjeç.
Ngjarja për të cilën ata akuzohen ka ndodhur të premten më datë 29 shtator në lagjen nr. 13.
Të tre të rinjtë janë bërë bashkë dhe kanë ushtruar dhunë ndaj 30-vjeçarit me iniciale J.B., po nga Durrësi, duke e goditur me grushte.
Gjithçka ka ndodhur pas një konflikti çasti për motive të dobëta mes tyre. Pas dhunës, ata janë larguar ndërsa i dëmtuari i ka denoncuar në polici.





