Seksioni për narkotikët ka nisur procedimin penal për tre të rinj të moshës 23 – 25 vjeç në Durrës, nën akuzën e “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.
Policia, në komunikatën e saj të përditshme, bën me dije vetëm inicialet e personave në fjalë, e nuk jep detaje të tjera rreth rastit, apo sasisë me të cilën janë kapur të rinjtë.
Policia informon se më datë 21.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasit:
Sh. T., vjeç 23 banues në Durrës,
N. H., vjeç 25, banues në Durrës,
N. H., banues në Durrës.





