Një 19-vjeçar u dhunua me sende të forta nga 3 të rinj të tjerë në fshatin Metoq të Sarandës. Sherri mes 4 të rinjve ndodhi në një lavazh, ku pas një debati për motive të dobëta tre të rinj Fatjon Papa, Gabriel Mehmeti dhe Mario Agalliu dhunuan me sende të forta 19-vjeçarin Blernad Allkushi.

19-vjeçari pësoi lëndime të shumta në kokë dhe në trup dhe po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Sarandës, ku konfirmohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Lidhur me këtë sherr, që dyshohet se filloi me motive të dobta, Policia e Sarandës shpalli në kërkim 21-vjeçarin Fatjon Papa, 19-vjeçarin Gabriel Mehmeti dhe 20-vjeçarin Marjo Agalliu, ndërsa bëhet e ditur se nuk kishin njohje të mëparshme me të dhunuarin Blernad Allkushi.