SHBA, 24 maj 2014 – Shtatë persona kanë humbur jetën, gjatë një shkëmbimi zjarri në një zonë studentore afër universitetit të Kalifornisë, Santa Barbara. Ky është bilanci më i fundit që raportojnë mediet amerikane mbi ngjarjen tragjike të ndodhur pak kohë më parë. 

Dy të dyshuar janë ndaluar bën të ditur një zëdhënës i zyrës së sherifit për televizionin lokal Keyt-Tv. Rrethanat në të cilat ka ndodhur shkëmbimi i zjarrit ende nuk janë zbardhur.

Policia është duke hetuar në 4 skena krimi. Ndërkohë drejtuesit e universitetit të Santa Barbarës, pas të shtënave, kanë paralajmëruar njerëzit të qëndrojnë në shtëpi.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/